Guvernatori mirëpriti Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Kosovën, David Amaglobeli

Prishtinë | 26 Kor 2024 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori Ismaili e uroi Amaglobelin për pozitën e re dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin ndërmjet BQK-së dhe FMN-së. Gjatë këtij takimi, ai e informoi Amaglobelin për zhvillimet në sektorin financiar dhe ecuritë ekonomike, zbatimin e Planit Strategjik, funksionalizimin e strukturës së re organizative dhe reformat e tjera në BQK me qëllim të ngritjes së kapaciteteve.

 Gjithashtu, Guvernatori Ismaili informoi Amaglobeli për përmbushjen e rekomandimeve që dalin nga dy programet e FMN-së: Stand-By Arrangement (SBA) dhe Resilience and Sustainability Facility (RSF), si dhe rekomandimet e asistencave teknike. Gjatë takimit, Shefi i Misionit të FMN-së u informua për angazhimin e BQK-së për reformat legjislative, digjitalizimin, angazhimet për anëtarësim në SEPA, avancimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe agjendën e gjelbër.

Amaglobeli ka punuar në disa vende dhe misione të ndryshme të FMN-së, si dhe në pozitën e Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorit në Bankën Qendrore të Gjeorgjisë, ku ka drejtuar reformat e rëndësishme institucionale.

Të ngjashme