Guvernatori: Rregullorja e BQK-së që euroja të jetë valuta e vetme për pagesa, ka krijuar efekte pozitive

Prishtinë | 26 Dhj 2024 | 12:20 | Nga Gzim Mujaj

Rregullorja e BQK-së, sipas së cilës përcaktohet që euroja të jetë valuta e vetme për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, ka krijuar efekte pozitive, tha sot në një konferencë për media guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Ismaili theksoi se rregullorja është në fuqi, dhe i ka krijuar efektet e veta pozitive për krejt sektorin.

“Besoj që i kemi përafruar vlerësimet e ardhshme të pritshme sa i përket Kosovës, të mos harrojmë se me anëtarësim në Këshill të Evropës do t’i nënshtrohemi vlerësimit i cili është një vlerësim që i vendos shtetet në lista të zezë ose jo. Dhe unifikimi i sektorit dhe ndërprerja e financimeve të pa ligjshme ka kontribuar dukshëm, substancialisht në këtë drejtim”, tha Ismaili.

Të ngjashme