Guxo dhe Alternativa me Zero Përkrahje (Omnibus, qershor)

Prishtinë | 27 Qer 2025 | 16:09 | Nga Shenoll Muharremi

Një fenomen tjetër rreth përkrahjes së partive nga matja e Omnibus në qershor është se dy partitë Guxo dhe Alternativa e kanë humbur përkrahjen që kanë pasur në mars.

Lista GUXO ka përsuar rënie nga 0.3% në mars në 0.0% në qershor dhe Alternativa nga 0.1% në mars në 0.0% në qershor. Pyetja ka qenë nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, për cilin subjekt politik do të votonit.

Rezultatet e qershorit:

LVV: 37.3%

PDK: 20.6%

LDK: 16.8%

AAK: 4.6%

Lista Serbe: 3.8%

NISMA: 2.1%

Lista për Familjen: 1.5%

Partia e Drejtësisë: 0.4%

Aleanca Kosova e Re: 0.1%

Lista GUXO: 0.0%

Alternativa: 0.0%

Tjetër: 6.4%

Nuk e di/I pavendosur: 4.3%

Refuzon të përgjigjet: 2.3%

Të ngjashme