Gypat e vjedhur në Spitalin e Gjilanit ishin të oksigjenit

Prishtinë | 26 Pri 2022 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i Shqipërisë dhe dy kosovarë janë arrestuar dje për shkak se dyshohen se kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit në Spitalin Rajonal të Gjilanit, më 28 mars.

Drejtori i spitalit, Arsim Emini, për KlanKosova.tv, ka thënë se gypat ishin të oksigjenit për furnizim të spitalit.

“Gypat ishin natën kur janë vjedhur në oborrin e spitalit, ata janë vërejtur nga punëtorët e kompanisë që ishte duke i vendosur ata”.

“Më pas, është lajmëruar policia dhe dje qenkan arrestuar tre persona”,ka thënë Emini për Klankosova.tv.

Të ngjashme