Erling Haaland është shndërruar në futbollistin më të kërkuar në planet.
Sulmuesi i Borussia Dortmund ka shkëlqyer që kur është transferuar te Borussia Dortmundi dhe ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.
Gjigantët e Spanjës, Barcelona dhe Real Madrid, janë më së shumti të interesuar për 20-vjeçarin.
Madje, gjatë ditës së enjte, Mino Raiola, agjenti i futbollistit, së bashku me babain e Haaland, ishin në Barcelona për të diskutuar me Joan Laportën dhe në mbrëmje, shkuan në Madrid për të diskutuar me Florentino Perezin.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, diskutimi i Raiolës me klubet e interesuara do të vazhdojë dhe në fund, bashkë me lojtarin do të shohin ofertat për të vendosur për të ardhmen.
Romano beson se Dortmund nuk do ta lejojë Haalandin të largohet për më pak se 150 milionë euro.