Erling Haaland është mjaft i rezervuar dhe i përdor shumë pak rrejetet sociale, për dallim prej shumë prej kolegëve të tij.
Sulmuesi norvegjez nuk ofron shumë detaje të jetës së tij private dhe kështu askush nuk është në dijeni të diçkaje të madhe që ka ndodhur: pak ditë më parë, ish-futbollisti i Salzburgut dhe i Borussia Dortmundit është bërë baba për herë të parë.
Për të dhënë lajmin, në mënyrë të pavullnetshme, është përkujdesur trajneri Pep Guardiola në konferencë për shtyp pas fitores në udhëtim ndaj Leicester Cityt”.
Kjo fitore e Manchester Cityt arriti në një moment të komplikuar edhe për Haaland, i cili nuk shënonte nga tri ndeshje dhe vinte nga penalltia e humbur kundër Evertonit.
“Ndonjëherë Erling gjykohet keq, por kjo është pjesë e futbollit. Është i lodhur, ka luajtur shumë minuta. Është bërë baba për herë të parë para disa ditësh, kjo ka sjell shumë emocione tek ai. Për të, ishte mjaft emocionuese”, deklaroi ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut.
Haaland shënoi mbrëmë kundër Leicester Cityt dhe ky gol me siguri i është kushtuar bebes së tij të vogël.