Haaland i pandalshëm, kalon Messin dhe Ronaldon

| 14 Maj 2021 | 19:32 | Nga

Erling Haaland është duke shijuar një sezon mjaft të mirë me Borussia Dortmundin, duke regjistruar disa statistika mbresëlënëse gjatë gjithë këtij edicioni.

Sulmuesi norvegjez edhe pse ende nuk i ka mbushur 20 vjet, shumë klube janë vënë pas tij.

Dy golat e Haaland në finalen e DFB-Pokal bën që skuadra e tij të fitojë 4-1 ndaj RB Leipzig, që ua mundësoi të marrin trofeun e parë sezonal.

Haaland me golat e djeshme ka tejkaluar disa nga sulmuesit kryesorë të futbollit evropian këtë sezon.

Ai shënoi 10 herë në Ligën e Kampionëve këtë vit, që është pesë më shumë se ylli i Bayern Munchen, Robert Lewandowski , ka dy gola më shumë (39) se Lionel Messi (37) këtë sezon dhe ka shënuar më shumë herë (22) sesa Cristiano Ronaldo (19) ) që nga fundi i vitit.

Të gjitha këto statistika bëhen edhe më mahnitëse kur merret parasysh se sa i ri është Haaland.

Të ngjashme