Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ka thënë se u frymëzua ta udhëheqë skuadrën e vet drejt fitores së madhe 3:2 kundër Sevillës të mërkurën në Ligën e Kampionëve, pasi e pa Kylian Mbappe duke i shënuar het-trik Barcelonës një natë më herët.
Dortmundi e mori një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në udhëtim, që është hap i madh drejt synimit të tij për të kaluar në çerekfinale.
Suso e kaloi Sevillën në epërsi, por Mahmoud Dahoud e barazoi rezultatin për Dortmundin pa humbur kohë, para se Haaland të shënon dy herë të tjera.
Haaland i ka tetë gola nga pesë ndeshje këtë sezon në Ligën e Kampionëve, ndërsa 25 gola në 24 paraqitje në të gjitha garat.