Erling Haaland është zotuar të respektojë dëshirat e Borussia Dortmund kur bëhet fjalë për ndonjë vendim mbi të ardhmen e tij, me sulmuesin norvegjez që nuk do të bëjë presion për një lëvizje në afatin kalimtar të verës.
Klubet kryesore në të gjithë Evropën po hedhin vështrime admiruese në drejtim të 20-vjeçarit, me Manchester Cityn, Real Madridin, Barcelonën dhe Manchester Unitedin që thuhet se janë të etur për ta transferuar lojtarin.
Megjithatë, Haaland është i lidhur me një kontratë deri në vitin 2024 dhe nuk sheh asnjë arsye për ta prishur atë marrëveshje pasi ndihmoi klubin e tij aktual të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
“Unë kam një kontratë për disa vjet, kështu që unë jam i respektueshëm ndaj kontratës sime”, ka thënë fillimisht Haaland për Viaplay.
“Një vend i siguruar në Ligën e Kampionëve ishte shumë i rëndësishëm për mua, unë dua të luaj futboll në Ligën e Kampionëve. Dhe unë kam ëndrra të mëdha”.
“Sapo fitova trofeun tim të parë të madh dhe ishte një ndjenjë e shkëlqyeshme. Kështu që unë dua të fitoj më shumë trofe”, përfundoi norvegjezi.