Sonte pritet një përballje spektakolare në UEFA Nations League, teksa Norvegjia dhe Portugalia zbresin në fushë në një duel ku vëmendjen kryesore e marrin dy yje të futbollit botëror, Erling Haaland dhe Cristiano Ronaldo.
Norvegjia vjen pas fitores 3-2 ndaj Danimarkës, ku Haaland shënoi dy gola, ndërsa Portugalia e nisi garën me fitore 1-0 ndaj Uellsit.
Të dyja skuadrat kanë nga 3 pikë dhe synojnë një tjetër rezultat pozitiv.