Erling Haaland do ta luajë ndeshjen e fundit të tij me Borussia Dortmundin, pasi tashmë edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn.
Futbollisti është parë duke i përshëndetur tifozët, teksa po bënte nxemjet me pjesën tjetër të ekipit para ndeshjes me Hertha Berlinin.
Lojtari shkëlqeu me verdhezinjtë, ndonëse nuk arriti ta fitojë ndonjë trofe të madh me këtë skuadër përgjatë kohës sa qëndroi, transmeton lajmi.net.
Ai zyrtarisht e kompletoi transferimin te skuadra e Pep Guardiolas të martën që lamë pas.
Gjatë kohës sa luajti për Dortmundin, Haaland shënoi 66 gola në 61 ndeshje në Bundesliga.