Erling Braut Haalandi, është shumë i kënaqur që do të veshë fanellën e Dortmundit deri në vitin 2024.
Talenti 19-vjeçar, ka deklaruar se mezi pret të luajë para 80 mijë shikuesve në Signal Iduna Park.
“Që nga fillimi, kam dashur të vija te Dortmundi. Mezi pres që të filloj të luaj para mbi 80 mijë shikuesve, të cilët krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme. Jam shumë i entuziazmuar”, ka thënë Haaland, transmeton KTV.
Haalandi, i kushtoi Dortmundit 22.5 milionë euro me pagë javore, rreth 150 mijë euro, si dhe Komision për babanë e tij do të marrë 8 milionë euro, ndërsa agjenti Mino Raiola 15 milionë euro.
Për sulmuesin që shënoi 28 gola në 22 ndeshje me Salzburgun në këtë sezon, të interesuara ishin edhe disa klube të mëdha evropiane, në mesin e tyre Manchester Unitedi e Juventusi.