Sulmuesi i Dortmundit, Erling Haaland, është top prioriteti i Chelseat për afatin kalimtar të verës 2021, raporton Sky Sport Italia.
Ylli i Dortmundit në këtë edicion ka qenë në një formë të shkëlqyer, si në Bundesligë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Përfaqësuesi i Norvegjisë ka marrë vëmendjen e skuadrave tjera të mëdha evropiane, derisa raportohet se Frank Lampard e ka në krye të listës së lojtarëve që i do në radhët e veta.