Habit Meri Shehu, ja kush është fituesi i “Big Brother VIP” sipas astrologes

Prishtinë | 02 Pri 2024 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Astrologia Meri Shehu ka treguar se deri më tani nuk shikon asgjë fitues në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Teksa ishte e ftuar në “Top Albania Radio”, ish-banorja e “BBVIP” u shpreh se i ka njohur të gjithë konkurrentët që janë në shtëpi asnjëri prej tyre nuk ia mbush “syrin” Merit për tu shpallur fitues, por sipas saj kjo fituesi varet nga preferencat e publikut.

“Unë nuk shikoj ndonjë fitues se i kam njohur ata. Varet kë pëlqen publiku. Unë me nuancat se çfarë pëlqen publiku shqiptar nuk e di, nuk e kap dot thelbin. Thelbin nuk e kam kapur dot, varet se çfarë do pëlqehet deri në fund.”– tha ajo.

E pyetur nëse do të bëhej sërish pjesë e garës për të fituar çmimin e madh, Meri u shpreh se e ka mbaruar ciklin e saj në atë shtëpi.

“Unë besoj se i kam mbaruar punët me “Big Brother”, e kam përfunduar ciklin tim. Nuk ka më mundësi. Një akrep shkon deri diku, mbahet deri diku, por kur vjen një moment pastaj nuk mbahet më. Tashmë jo, nuk shkoj më.”– tha astrologia.

Të ngjashme