Habiti të gjithë kur tha se kishte fituar orën 250 000 euro, Ardit Çuni tregon si qëndron e vërteta

Prishtinë | 11 Pri 2023 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Besoj se të gjithë e keni parë videon e cila u bë virale muajin e kaluar ku Ardit Çuni u ndalua rastësisht gjatë një shëtitjeje që po bënte në rrugët e Londrës nga përdoruesi i “TikTok-ut” dhe miliarderi, Adam Abraham.

Adami bën video të përditshme në kanalin e tij ku flet rreth produkteve luksoze të cilat ai blen dhe shet. Sipas përshkrimit të sfidës, Arditi duhet të këndonte një këngë me një fjalë të përcaktuar dhe si shbërblim do të fitonte një orë me vlerë 250.000 euro. Mesa duket fati dhe zotësia nuk i munguan këngëtarit tonë, i cili e kaloi me sukses këtë provë. Ai e publikoi videon edhe në llogarinë e tij personale të “TikTok-ut” dhe shkruajti: “Kur fati është në anën tënde.”

Të shumtë ishin ndjekësit e tij në rrjet të cilët menduan se video-ja nuk ishte reale, por një bashkëpunim për të marrë klikime, pasi dukej se Adam Abrahami kishte dëgjuar edhe më parë për Ardit Çunin. Pikërisht ditën e djeshme ai sqaroi për të gjithë sesi qëndron e vërteta e pronësisë së orës dhe se ç’ndodhi me të pas video-s.

“Fati donte të ishte me mua në një vizitë timen në Londër, ku rastësisht u takova me bilionerin e famshëm të Anglisë dhe fitova një nga sfidat e përgatitura prej tij. Pjesa tjetër tashmë është histori. Unë nuk jam as përdorues orësh dhe as fans i tyre (qesh). Me thënë të drejtën më qeshej sepse nuk ia dija rëndësinë, por e mora vesh më vonë nga portalet kur filluan të më sillnin oferta për ta blerë! Për të gjithë ju që më pyesni nëpër aeroporte apo evente ku është ora, rrini të qetë sepse për 10 vitet e ardhshme do të jetë e mbyllur në një kasafortë në një nga bankat më të sigurta në Angli,”-u shpreh Arditi në një intervistë për revistën “Bordo”.

Të ngjashme