Futbollistët e Kosovës kanë vazhduar sot me reagime të ndryshme pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve nga Maqedonia e Kosovës
Pavarësisht se përgjegjësia për eliminimin bie më shumë në trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes, lojtarët e Kosovës sikur duan që ta relativizojnë këtë gjë dhe ta marrin përgjegjësinë mbi vete, duke bërë statuse për një rikthim të shpejtë të skuadrës kombëtare.
I fundit që ka reaguar është Florent Hadergjonaj, i cili në një reagim të tij në Facebook ka shkruar se do të rikthehen edhe më të fortë se ishin ndeshjet e fundit.
“Do të rikthehemi më të fortë. Forca Kosova jonë e shenjtë”, ka shkruar Hadërgjonaj.
Kujtojmë se Kosova ka humbur në 5 ndeshje garuese me Kombëtare si dhe në një ndeshje miqësore me Suedinë.