Hadërgjonaj mbetet në Turqi, por e ndërron ekipin

| 07 Gus 2023 | 17:20 | Nga

Reprezantuesi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj pas 3 vjetësh qëndrimi ka vendosur që të largohet nga klubi turk, Kasimpasa.

Përkunder ofertave të rëndësishme qe i kishte nga klubet si Panathinaikos, AEK e Olympiacos mbrojtësi dardan ka vendosur të mbetet në Turqi.

Hadërgjonaj karrierën dëshiron ta vazhdojë te Alanyaspor ku tashmë ka arritur marrëveshje dhe sot pritet zyrtarizimi i tij, transmeton Klankosova.tv.

Të gjitha detajet e kontratës pritet të publikohen më vonë, derisa ai pritet t’i kryejë testet mjekësore.

Te klubi i ri, Alanyaspor, Hadërgjonaj do ta gjejë dhe bashkëkombasin e tij, Fidan Aliti i cili iu bashkua skuadrës gjatë kësaj vere.

Të ngjashme