Mesfushori kosovar, Florent Hadërgjonaj, edhe zyrtarisht ka pranuar ftesë e Përfaqësueses së Zvicrës në futboll, duke e “tradhtuar” Kosovën.
Trajneri i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen e 1 qershorit kundër Bjellorusi (miqësore) dhe më 9 qershor kundër Ishujve Faroe, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.
Përveç Hadergjonajt i cili ka pranuar ftesën, në këtë listë janë Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami, ndërsa emri i mesfushorit kosovar Granit Xhaka mungon për shkak se është i angazhuar në finalen e FA Kupës kundër Chelseat.
Trajneri kroat me këta futbollist do të filloj përgatitjet me 24 maj, ndërsa ditëve në vijim pritet t’i shtoj dhe t’i largoj disa lojtarë nga lista paraprake.