Këngëtarja shumë e njohur për publikun shqiptar, Albërie Hadërgjonaj, është një prej femrave më të komentuara të showbizit shqiptar. Prej disa vitesh e ndarë nga bashkëshorti i saj, ajo ka folur sot për të në emisionin e “Piter Pan”.
E pyetur nga fëmijët se pse u nda nga princi i saj i kaltër, Albëria i ka habitur të gjithë me përgjigjen që ka dhënë: “S’prekte enë me dorë, i laja gjithmonë vetëm unë. Ti i thashë në shtëpinë tënde, unë në timen”, tha këngëtarja.
Albëria gjithashtu zbuloi një detaj që e bëri për të qeshur publikun. Ajo tregoi se ishte ushqyer me gji deri në moshën 7-vjeçare dhe këtë gjë ish-burri e kishte përdorur kundër saj gjatë një debati.
“Normal që s’mbush ti se ke pirë cicë deri 7 vjeç”, i kishte thënë ai Albëries, fjali e cila shkaktoi reagime të mëdha tek fëmijët dhe publiku.