Haertel premton të mposhtë e ta nxjerrë në pension Krasniqin

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Boksieri gjerman Stefan Haertel, ka thënë se planifikon që të mposhtë Haxhi (Robin) Krasniqin më 17 nëntor dhe ta nxjerrë në pension. Krasniqi do të mbrojë titullin e Evropës (EBU) në peshën e mesme në boksin profesionist në Dessau të Gjermanisë kundër Haertelit. Do të jetë një duel i dy boksierëve që janë pjesë e kompanisë gjermane SES Boxing.

“Unë futem më 17 nëntor për të dërguar Robinin në pension”, ka thënë Haertel të mërkurën në konferencë për media.

Për Krasniqin 31-vjeçar do të jetë mbrojtja e parë e titullit të Evropës. Ai e fitoi titullin më 2 qershor të këtij viti kur e mposhti me vendim unanim boksierin ukrainas Stanislav Kashtanov.

Krasniqi në ringun profesionist ka 48 fitore (17 KO) e pesë humbje. “Besoj se në meç do t’i futemi punës si duhet”, ka deklaruar Krasniqi.

“Unë shumë shpesh gjatë karrierës kam qëndruar shtrirë në tokë dhe gjithmonë jam kthyer. Kjo më bën të fortë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme