Fatmir Sheholli është personi i radhës i ftuar nga Gjykata Speciale, i cili ka qenë pjesëtar i sigurimit serb (UDB).
Sheholli ndryshe njihet edhe si ish-pjesëtar i sigurimit serb (UDB), gjatë viteve të 90’ta.
Lajmin për pranimin e ftesës nga Gjykata Speciale, e ka pohuar vetë ish-pjesëtari i UDB’së.
“Po është e vërtetë se kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale. Atje do të shkoj dhe do t’i mbrojë vlerat dhe dinjitetin e Republikës së Kosovës në çfarëdo cilësie që jam ftuar”, ka thënë Sheholli në një prononcim për Klan Kosova.
Sheholli nuk ka treguar se a është ftuar si i dyshuar apo si dëshmitar ai ka thënë se atje [në Hagë] do të sqarohen të gjitha.