“Hahn refuzoi konferencën e përbashkët me Haradinajn”

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Evropa nuk do të tolerojë provokime dhe veprime të njëanshme të Prishtinës dhe se taksa e vënë nga Kosova për produktet serbe do të tërhiqet.

Blic.rs raporton se këtë dje Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ia ka thënë fillimisht në Beograd, presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe pastaj edhe në Prishtinë, kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj.

Më tej thuhet se Hahn i ka thënë Haradinajt se taksa është e papranueshme dhe se Prishtina do të ketë pasoja të rënda nga kjo.

Madje mospajtimi i Hahn me vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe moszmbrapjen nga ajo, ka bërë siç thuhet që zyrtari evropian të mos pranojë të dalë në konferencë të përbashkët me të parin e ekzekutivit kosovar.

Në takim me Hahn, Vuçiq ia ka prezantuar atij të gjitha marrëveshjet e arrita me Kosovën në Bruksel dhe se e ka pyetur se çfarë prej tyre nuk ka përmbushur Serbia, përfshirë edhe atë për energjinë, por edhe fushat e tjera.

Të ngjashme