Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn do të zhvillojë vizitë pune në Beograd më 25 dhe 26 korrik, ku do të diskutojë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, Ana Bërnabiq lidhur me reformat në Serbi dhe situatën në rajon.
Kështu i është thënë Tanjugut nga Komisioni Evropian.
Eurokomisioneri në vizitën dyditore në Beograd arrin të enjten, më 25 korrik, drejtpërdrejt nga një vizitë njëditore në Shkup.
“Komisioneri Hahn do të takohet me Presidentin dhe Kryeministren serbe në Beograd për të diskutuar reformat që po zbatohen në rrugën drejt BE-së, si dhe çështjet rajonale”, tha zëdhënësi i BE për Tanjug.
Pas mbërritjes, të enjten në mbrëmje, komisionari Hahn do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.
Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit pritet të jetë një nga temat që do të diskutohen nga të dy zyrtarët.
Komisioneri Hahn, i cili tashmë është angazhuar në zhbllokimin e dialogut Beograd-Prishtinë, njoftoi se do të përpiqet përsëri në korrik që t’i motivojë udhëheqësit e të dy palëve që të kthehen në tryezën e bisedimeve.