Deputet e opozitës kanë diskutuar me tensione me ministren e Jashtme Donika Gërvallën, e cila gjatë fjalimit të saj në Kuvend i akuzoi deputetët e PDK-së se vetë e kanë krijuar Gjykatën Speciale dhe i kanë dërguar në Hagë ish-bashkëluftëtarët, si dhe janë përgjegjës për korrupsionin në vend.
Tensionet e ngritura në sallë kanë ndikuar që të ndërpritet seanca, duke shkuar në pauzë 20-minutëshe.
Pas kësaj në dalje të sallës janë mbledhur deputetë nga opozita dhe pozita, ku deputeti i PDK-së Hajdar Beqa dhe Besim Muzaqi i VV-së kanë pasur përplasje fizike mes vete, duke krijuar tollovi në dalje të sallës.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa në një moment dëgjohet duke i thënë deputetit të VV-së, Besim Muzaqi “krytë ta heki”.
Duke parë që situata po tensionohet dhe po shkonte drejt një përplasje fizike, deputetë të tjerë të PDK-së e ndalonin kolegën e tyre.