Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, i cili përfshi në përleshje fizike sot në Kuvend me deputetin e VV-së, Besim Muzaqi, ka treguar se si ndodhi ngjarja.
“Pas fyerjeve që ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, që ia ka bërë vlerave të UÇK-së, viktimave, martirëve, dëshmoreve të Kosovës, ne morëm një vendim që ta lëshojmë sallën”.
“Ministrja vazhdon të qëndron prapa deklaratave të saj që i ka dhënë në vitin 2015, e cila e quan UÇK-në organizatë terroriste dhe thotë se me padurim po e pret formimin e Gjykatës Speciale për ta pajisur me dëshmi dhe për të qenë dëshmitare okulare e asaj Gjykatë për ta dëmtuar imazhin e UÇK-së, duke e quajtur organizatë terroriste”.
“Në si grup parlamentar në shenjë proteste vendosem me lëshuar sallën nga sjellja e ministres së jashtme. Gjatë rrugës deputetët tonë u provokuan dhe u fyen nga ministrat dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Unë isha njëri nga deputet që isha duke dalur për ta respektuar vendimin e grupit patlamentar”, ka pohuar Beqa.
Ai, tha se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, i ka shtyrë dhe ofenduar deputetët e PDK-së, duke i’u thënë dilni jashtë.
“Deputetin Besim Muzaqi e pash duke u shtyrë me deputet tanë dhe duke i fyer duke ju thënë dilni jashtë. Unë mendova që është ndonjë roje e ndonjë ministri dhe ka hyrë në sallën e Kuvendit ai filloj më më fyer edhe mua dhe tentoi të më sulmojë fizikisht. Unë në atë moment i thash se Hajdar Beqa nuk e sulmon askënd fizikisht dhe nuk lejon të shumohet nga askush fizikisht, kjo ka qenë e tëra nuk kemi pas asgjë personale”, tha ai për Front Online.
Pas përleshjeve, seanca e Kuvendit pritet që të fillon në ora 14:00, por nuk dihet nëse deputetët e PDK-së, do të kthehen në sallë.