Hajdar Beqa: Mbështetje e re për PDK-në nga ish-votues të VV-së

| 26 Jan 2025 | 12:51 | Nga

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka njoftuar një bashkim të ri të votuesve të kësaj partie.

Beqa mirëpriti ish-votues të Vetëvendosjes, Ibrahim Gashin, Muharrem Gashin dhe Muhamed Gashin nga Shkabaj, si dhe Albion Rexhën nga Barileva.

Ai shprehu besimin se ky bashkim është një dëshmi e fuqisë së vizionit dhe shpresës për ndryshimin që kërkon një Kosovë më të drejtë dhe të bashkuar.

“Mbështetja për Bedri Hamzën dhe PDK-në është rritur dhe po bëhet një lëvizje që e kapërcen çdo ndarje”, tha Beqa.

Të ngjashme