Hajdari flet për akuzat për vajin, sekretarët, rezervat shtetërore

Prishtinë | 25 Maj 2023 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, i ka adresuar akuzat e opozitës për skandalet në MINT.

“Emërimi dhe shkarkimi i shtatë sekretarve permanentë. Unë e di që janë më pak, janë ushtrues detyre. Ata janë zyrtarë të ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Unë jam një ministre e përgjegjshme që kur bëhet një gabim ose nuk ka mundësi të meanxhojë duhet të ndërrohet”, ka thënë Hajdari lidhur me shkarkimin e sekretarëve në fjalë.

“Asgjë nuk ka personale me këta zyrtarë ka të bëjë vetëm menaxhimi, efektiviteti i ministrisë së Industrisë”.

“Kur ndodh një gabim pa faj ose me faj duhet të jetë adresa për t’u adresuar sipas ligjit në fuqi”.

“Zhvlerësimi i rregullores për investime. Ka qenë një gabim i zyrës ligjore të ministrisë apo të ZKM-së që u kthy menjëherë pas dy ditësh. Keqmenaxhimi i rezervave shtetërore i vajit ushqimor, aferë 200 mijë euro litra vaj. Kjo është një shpifje nga ju sepse të gjitha menaxhimet e rezervave shtetërore janë në harmoni me ligjin për rezervën shtetërore, në harmoni me ligjet për prokurim publik dhe adresohen nëse është një shkelje, adresohen sipas ligjit në fuqi. Ne e kemi pyetur por ju spo lini me folë”.

Teksa Hajdari po fliste, ajo ndërprehej nga opozitarët, gjë që e shtyri të reagonte në drejtim të tyre.

“Ju s’po keni as edukatë komunikimi me dëgju. Mu po më vjen keq me ju thanë. Nuk po leni as me u përgjigjë”, u ka thënë Hajdari atyre.

“Rezerva shtetërore ishte në greminë. E gjetëm rezervën shtetërore në rezervë shumë të mangët, të kufizuar dhe sipas situatës me gjendjen globale, me luftën në Ukrainë ne e morëm një vendim në qeveri për shkak se ofertuesit vendorë nuk aplikonin në thirrjet që i kishim për vitin 2021, dhjetor, nëntor, tetor, shtator, gusht. Nuk kanë ofertuar me grurë”.

Të ngjashme