Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se mbështetja është e madhe ndaj bizneseve që në fokus kanë prodhimin e gjelbër. Sipas saj, ndryshimet klimatike kanë ndikuar fuqishëm industrinë prodhuese, ndërsa inovacioni në sektorin prodhues pritet të luajë një rol te madh, raporton Ekonomia Online.
Në konferencën Ndërkombëtare për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike, me temën “Inovacioni për një të nesërme të qëndrueshme: Akademia, Industria dhe Qeveria në Dialog”, Hajdari ka thënë se 33 milionë euro është kostoja për ndërtimin e parqeve industriale e teknologjike.
“Është një nder i madh të jem pjesë e kësaj konferencë, një platformë kaq e rëndësishme për ndarjen e ideve dhe praktike për një të ardhme më të mirë. Kjo përfaqëson një moment kritik në planetin tonë për të adresuar sfidat klimatike. Kjo më shumë se kurrë duhet t’i bashkojmë forcat përmes dialogut të hapur përmes qeverisë dhe akademisë dhe kalimi drejtë një ekonomie të gjelbër. Një nga këto politika, është edhe politika industriale me vizion deri në vitin 2030 duke pasur prioritet zhvillimin ekonomik. Ne si ministri kemi hartuar një strategji ambiogjioze në mbështetjen e bizneseve, kemi përgatitur një plan gjithëpërfshirëse në nëntë sektorë”.
“Pikërisht objektiva e katër trajton lehtësimin e qarkores së gjelbër dhe ndihmon sektorin e prodhimit në prodhim të gjelbër. Ndryshimet klimatike kanë ndikim të madh në industrinë prodhuese, inovacioni në sektorin prodhues pritet të luaj një rol te madh. Inovacioni ka potencial që te shndërroje rezultate pozitive, krijimi i një industrie të gjelbër, industria kosovare është konsumator i rëndësishëm prandaj përmirësimi i efikasitetit material. Kosova është në fazën e fillestare në krijimin e një qarkore të gjelbërt”.
“Kompanitë kosovare riciklojnë plastike, kanaqe, gomë të cilat ulin ndjeshëm ndotjen. Përkushtimi i sektorit privat është një hap thelbësor drejtë qëllimit të përbashkët. Duke punuar kështu së bashku, angazhimet mund të jenë të mira për planetin dhe biznesin. Jam e bindur që do të dalin ide dhe bashkëpunime të reja që arrijnë për një të ardhme të qëndrueshme me 33 milionë euro zotime që janë duke u ndërtuar shume parqe industriale, teknologjike. Vetëm kur kemi industrinë në universitet vjen transformimi më i shpejtë”, ka thënë Hajdari.