Zëvendësavokati i Popullit të Kosovës, Niman Hajdari, ka thënë për Ekonomia Online se numri i ankesave nga qytetarët ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të parashtruara te Avokati i Popullit janë një numër shumë i vogël, mirëpo pavarësisht kësaj ankesat e qytetarëve janë proceduar tutje për shqyrtim nga institucionet ligjore.
“Sipas ligjit aktual, ne jemi palë të cilës qytetarët mund të ia drejtojnë ankesën e tyre kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve, numri i ankesave të parashtruara te avokati i popullit është i vogël, megjithatë ne çdo rast sa herë që kemi pranuar ankesa nga qytetarët ashtu siç parasheh ligji ne menjëherë i kemi proceduar tutje për shqyrtim të metejm të autoritetet kompetente qofshin ato gjykata apo prokurori ose KGJK ose KPK”, ka thënë Hajdari.
Ndërsa në ndryshim plotësimin e ligjit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Hajdari tha se roli i Avokatit të Popullit, të mos involvohet në procedura gjyqësore për të cilat ligji ia parasheh të mos ndërhyjë.
“Roli i avokatit të popullit në këtë ligj, në këto procedime të jetë në pajtim me ekspertizën e dhënë nga mekanizmat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Europës por edhe të Komisionit të Venedikut në mënyrë që Avokati i Popullit të mos involvohet në procedura të cilat nuk janë në pajtim me natyrën e funksionimit të institucioneve e sidomos në procedura gjyqësore për të cilat vetë ligji për Avokatin e Popullit parasheh se Avokati i Popullit mund të ndërhyjë vetëm në një rast jo të ndërhyjë në kuptimin e pengimit të procedurës apo vlerësimit të procedurave në Gjykatë”, u shpreh ai.
Hajdari shtoi se Avokati i Popullit përmes raportit vjetor e njofton Kuvendin për rrjedhën e punës së sistemi gjyqësor në total.
“Në raste kur ka zvarritje të dukshme për trajtimin e një çështje gjyqësore dhe rasti tjetër është kur avokati i popullit nëpërmjet raportit vjetor ose raporteve tjera e njofton Kuvendin e Republikës për mbarëvajtjen dhe mbarë funksionomin e sistemit gjyqësor në përgjithësi, por pa u futur në raste konkrete”, u shpreh Hajdari.