Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar në parim Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, tha se me ligjin aktual ka hapësira për të manipuluar në përzierje të metaleve.
Ajo më tej ka shtuar se janë takuar edhe me shoqatën e artarëve, duke shtuar se do të kujdesen për ta cilët janë në rrezik për jetë për shkak të gjendjes së sigurisë.
“Me ligjin aktual kemi hapësirë për të manipuluar në përzierje të metaleve. Kemi pasur diskutime në kabinet pasi ka ardhur drafti i parë për metale të çmuara”.
“Kemi takuar edhe me shoqatën e artarëve dhe kemi qenë në konsultime dhe praktikat tregojnë që disa shtete e aplikojnë vulën disa jo”.
“Ne si Qeveri duhet të kujdesemi dhe për artarët të cilët janë në rrezik për jetë. Problemi kryesor ka qenë siguria dhe vula me të cilat artarët tanë ballafaqohen”.
Sebahate Ibrahimi, nga kjo ministri tha se bëjnë kontrollin e cilësisë së punimeve që janë në treg.
“Ne kemi laboratorin e kontrollit të cilësisë. Ne e bëjmë kontrollimin e punimeve në treg. Sa i përket prodhuesve kemi marrë model Slloveninë”.
“Kemi edhe punime që janë të pakontrolluara. Çdo punim që na vjen duhet të kontrollohet cilësia pastaj të importohet në treg”.
Kryetari i Komisionit Ferta Ahala tha së ligji është i nevojshëm për veprimtari në fushën e metaleve të çmuara.
Deputeti i VV-së Armend Muja, ka pyetur se a janë bërë analiza sa i përket ndryshimeve urgjente në ligj, raporton EO.
“A mund të na tregoni çfarë probleme keni hasur në inspektime. A ka pasur analizë studimore që kanë bërë të nevojshëm rregullimin urgjent”.
Shala ka thënë se Komisioni shtyhet për në ora 13:00 me përfaqësues të Auditorit.