Kriteret ambientale dhe prejardhje e mjeteve financiare të investitorëve potencialë strategjikë janë dy sfidat kryesore me të cilat përballet Ministria e Tregtisë, raporton Ekonomia Online.
Kështu ka thënë Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, të martën gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi.
“Çfarë të bëjmë t’i japim ashtu pa kriteret ambientalë apo prejardhjen e fondeve”, ka thënë ajo.
“Ju keni shqetësim që këto biznese që kanë aplikuar janë keqinformuar nga devijimet administrative. Ne jemi duke plotësuar kriteret dhe arsyeshmërinë e aplikimit. Është procesi ku kompania është lajthit në një proces. Pse po vonohen është për këto devijime që kanë ndodhur nga qeveritë e kaluara. Si mund ta shtyjë një projekt nëse këto kritere nuk janë trajtuar. Prej 44 vetëm 10 aplikacione kanë mbetur pa u trajtuar dhe marrin shumë kohë për t’u trajtuar”, tha ajo.
Ajo e ka pranuar se komunikon me investitorët potencialë strategjikë në WhatsApp.
Kjo pasi mori pyetje nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, se a komunikon ajo me këta investitorë potencialë në rrjete sociale.
“Ne nuk jemi injorantë, i përgjigjemi pyetjeve të investitorëve potencialë edhe në WhatsApp”, është përgjigjur Rozeta Hajdari.
Por ajo ka shtuar se konfirmimet janë të shkruara përmes emailit.
Shala i PDK-së ka pasur ankesa se për dy vite Këshilli Ndërministror i ka mbajtur vetëm dy takime për t’i shqyrtuar 44 takime të investitorëve strategjikë.
Atë e ka kritikuar kryetari i Komisionit për Ekonomi sesi për 2 vite janë mbajtur vetëm katër takime të Këshillit ndërministror për të shqyrtuar 44 aplikime.
Gjatë debatit në këtë komision ka pasur edhe përplasje mes deputeteve.