Kamdidati për deputet nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, ka vizituar ish-komandantin e UÇK-së, Naim Malokun, i cili është duke u mjekuar në Lubljanë, raporton ElonomiaOnline.
Ai ka vlerësuar lart kontributin e Malokut, duke thënë se ashtu siç ka triumfuar në shumë beteja, do të triumfojë edhe ndaj sëmundjes që ai përballet.
Ky është postimi i Hajdarit:
Një takim i përzemërt me komandant Naim Maloku në Lubjanë. Patrioti e ish-kryetari i shoqatës kulturore Migjeni në Lubjanë ka një atdhedashuri që shërben gjithmonë si frymëzim për të gjithë ne.
Mes temave të prekura, padyshim ishte situata politike dhe preokupimet që i ndajmë për vendlindjen.
Sot ai përballet me një sëmundje jo të lehtë. Por shpirti i tij luftarak, i dëshmuar edhe në luftë, nuk di të dorëzohet. Prandaj triumfi është e do të jetë në anën e tij, si çdo herë, edhe tani.
Petrit E. Hajdari