Senati i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim më herët që studentët e doktoraturës në fushën e mjekësisë dhe ekonomisë t’i nënshtrohen sërish një provimi pranues të cilin vendim këta të fundit po e refuzojnë.
Kandidati për doktorant në Fakultetin Ekonomik, Artan Hajdini, i ftuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se Senati i UP-së e ka pasur mundësinë që t’i dallojë se cilët studentë duhet dërguar në riprovim.
“Arsyeja kryesore që ne jemi duke e kundërshtuar vendimin e Senatit ka të bëjë me atë se neve pa ndonjë arsye bazike po na kthen në një proces të riprovimit. Çështja kryesore e ngritur nga ana e tyre është konflikti i interesit”.
“Agjencia Kundër Korrupsionit ka theksuar se nuk ka bazë që e argumenton konfliktin e interesit”.
“Senati e ka pasur mundësinë që mos ta në dërgojë neve në provim për shkak se i ka pasur informatat e sakta se cilët kandidatë dhe cilët profesorë përbëjnë konflikt interesi”.