Një grup hajdutësh në Milano i njohur si “hajdutët akrobat” monitorojnë faqet e Instagramit të njerëzve më të pasur të qytetit dhe atyre të famshmëve për të plaçkitur shtëpitë e tyre.
Grupi hulumton të famshmit përmes fotove të tyre në Instagram dhe vendet e etiketuar, për të ditur se ku jetojnë dhe kur do dalin nga shtëpitë, shkruan BBC.
Në pamjet të treguara nga oficerët shfaqen hajdutët që ngjisin shkallët në ndërtesën e apartamentit.
Viktimat e vjedhjes ishin udhëheqja televizive Diletta Leotta dhe futbollisti Achraf Hakimi.
Një i dyshuar ishte arrestuar në janar, dhe tre të tjerë këtë të mërkurë. Aty përfshihet edhe një 17-vjeçar i cili do dalë para gjykatës.
Vjedhja e parë kishte ndodhur më 6 qershor vitin e kaluar ku grupi kishte vjedhur rreth 150.000 euro vlerë nga Leotta, përfshirë këtu stoli, çanta të dizajnuara dhe ora Rolex.
Pas gjashtë muajve ata përdorën të njëjtën mënyrë që të hynin në shtëpinë e kunatës së Leotta-së, Eleonora Invardona.
Grupi quhet “hajdutët akrobat” shkaku i aftësive të tyre për tu ngjitur nga jashtë ndërtesave.