Grabitësi hyn në dyqan, i kërkon punonjësit të japë të gjitha lekët që ka, por përgjigja që jep kjo pronare është bërë virale në internet.
Por në fakt është pikërisht përgjigja e Karamjit Sangha që shpëtoi dyqanin nga vjedhja, por edhe ajo shpëtoi pa u dëmtuar.
Sangha ishte ulur pas banakut të dyqanit, duke shijuar një filxhan çaj kur Stuart Gleeson, hyr me një thikë në dorë duke e kërcënuar, raporton Hull Daily Mail.
Gleeson i kërkon të gjitha paratë që ka por përgjigja e Sangha ishte: “Prit sa të pi çajin!”.
Grabitësi i kërkoi që ajo të linte çajin dhe ti jepte paratë, por gruaja mori një thikë duke e kërcënuar që të largohej. Grabitësi u kap menjëherë më pas, dhe u dënua me 5 vjet burg për grabitje në tentativë dhe armë të ftohtë, thikë.