Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka eskaluar me gjuhën e saj në Kuvendin e Kosovës, ndaj deputetit të PDK’së, Abelard Tahiri, duke i thënë këtij të fundit “hajn i zdralavt, hajn i ligës së parë i hajnisë”.
“Deputeti i cili vjen nga liga e parë e hajnisë e dinë shumë mirë që aty nuk ka korrupsion e hajni. Sepse ju jeni eksperti i hajnisë e korrupsionit në Kosovë. Prapa kamerave dhe me disa pseudo analist po e pranoni se aty nuk ka asgjë, por po thoni se duhet me iu mëshue. Pra keni vendos me na mëshue, por sa ma shumë që na mëshoni aq ma të fortë keni me na bo. Unë po du me të pyet ty, nëse mundesh me na tregu ku e pate lanë shurdhuesen e revoles? Apo, qysh i ke bo milionat kur nuk din emrin tënd me shkru deputeti që vjen nga liga e parë e hajnisë”, tha Pacolli e VV-së.
Ndaj Pacolli, kryesuesja e Kuvendit, Saranda Bogujevci e cila vjen nga e njëjta parti ia ka tërhequr vërejtjen për gjuhën.
Pas kësaj, deputeti Tahiri i replikoi në fjalën e saj.
“Shkurt e pati fjalimin, kisha pasë qejf me folë ma gjatë Fitorja. Fitorja duhet me folë vazhdimisht, këtë duhet me pa qytetarët e Kosovës në foltore. Fitoren duhet me pa qysh ia jep vëllait të vet 100 mijë euro si kryetare e komisionit për bujqësi që ka me mbikqyrë ministrin edhe del e fuqishme para qytetarëve. Fitore 100 mijë vëllait, 100 mijë dajës – aq sa po dijmë tash. Asnjëherë, kurrë – katër vjet jeni mundu secilin deputetë e ministër me këqyr, asnjëherë nuk na kanë akuzu për vjedhje qysh akuzohesh ti Fitore. 200 mijë euro grante në familje Fitore. O marre e madhe. Në këtë varfëri, në këtë ikje, Fitorja i çon 200 mijë euro në shpi”, deklaroi Tahiri i PDK-së.
Kur përfundoi fjalimin deputeti Tahiri, deputetja Pacolli dëgjohet duke i thënë “hajn i zdralavt”.