Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi, janë në mesin e të kërkuarve nga Policia për vjedhje të ndryshme në Prishtinë.
Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi tash e sa kohë po kërkohen nga Policia e Kosovës për vjedhje të ndryshme në Prishtinë.
Para pak minutash Kastriot Shala është shfaqur “live” përmes një videoje në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Në fillim të videos dëgjohen duke thënë “hajdeni, pse s’po na kapni. Në qytet jemi s’jemi tu ik prej qytetit”.
Në një video të dytë ata dëgjohen duke e kënduar këngë patriotike.