Ekonomia Online
FUNDIT

Hajnat gjejnë hapur një shtëpi në Viti, marrin një armë zjarri

Hajnat gjejnë hapur një shtëpi në Viti, marrin një armë zjarri

Hajnat kanë gjetur të hapur një shtëpi në Viti dhe kanë vjedhur një armë e cila ishte e vendosur në kasafortë. Policia ka bërë të ditur se është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar. “Me 09.05.2026 ankuesi m/k ka raportuar se derisa nuk kanë qenë në shtëpi, përmes derës së hyrjes e cila […]

Hajnat kanë gjetur të hapur një shtëpi në Viti dhe kanë vjedhur një armë e cila ishte e vendosur në kasafortë.

Policia ka bërë të ditur se është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

“Me 09.05.2026 ankuesi m/k ka raportuar se derisa nuk kanë qenë në shtëpi, përmes derës së hyrjes e cila nuk ka qenë e mbyllur me qelës,  person-a të panjohur  nga dhoma i kanë vjedhur armën pistoletë për të cilën kishte leje valide dhe e kishte pasur të vendosur në kasafortë. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme