Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Krushë e Madhe në qytetin e Rahovecit, ku sipas policisë një person ka njoftuar se disa të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij me forcë dhe kanë vjedhur para dhe stoli të ndryshme ari.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:40.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli të ndryshme ari. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.
E lidhur me këtë rast është informuar edhe prokurori.