Hajnat kanë hyrë në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Ata e kanë kërcënuar me thikë punëtoren dhe kanë vjedhur 140 euro, përcjell Klankosova.tv.
“Viktima femër kosovare deri sa ka qenë në vendin e saj të punës në market, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 140 euro para të gatshme”, thuhet në raportin e policisë.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.