Policia ka njoftuar se një prokuror ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur në banesën e tij gjësende personale dhe dy palë çelësa.
Ende s’ka të arrestuar derisa rasti po hetohet nga Policia.
“VJEDHJE – Rr. Bardhyl Qaushi, Prishtinë 25.01.2024 – 17:30-21:00. Ankuesi mashkull kosovar (prokuror i shtetit) ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.