Disa persona janë futur me dhunë në një shtëpi në Prishtinë dhe kanë vjedhur 2100 euro, të enjten.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ndaj pronarëve të shtëpisë është ushtruar dhunë fizike.
Ata kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga policia.