Një person nga Lipjani, ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij kanë hyrë persona të panjohur dhe duke hapur derën me forcë.
Policia njofton që hajnat personit të njëjtë i kanë vjedhur para në vlerë prej 600 euro, duke përfshirë edhe stoli ari.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyrë persona të panjohur duke hapur derën me forcë dhe nga aty kanë vjedhur 600€ para të gatshme dhe stoli ari. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, bënë të ditur policia.