Hajnat vjedhin një motoçikletë në Prishtinë, pronari në kërkim të saj

Prishtinë | 21 Mar 2026 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Një burrë ka raportuar në polici se gjatë mbrëmjes së enjte, i është vjedhur motoçikleta në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, motoçikleta kishte targa vendore, megjithatë e njëjta ende nuk është gjetur.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur motoçikletën me targa vendore. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme