Hajnat vjedhin para në xhamitë në Novobërdë e Prizren

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Dy raste të vjedhjeve në xhami janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Llabjan të Novobërdës. Aty raportohet se persona të panjohur kanë hyrë në xhami dhe kanë vjedhur arkën për humanitet dhe një hard-disk të kompjuterit.

Në rastin tjetër, në sheshin Shatërvan në Prizren, një person ka hapur me forcë arkën për humanitet dhe ka vjedhur rreth 30 euro dhe 20 lira turke.

Sipas policisë, dy rastet janë hapur si “vjedhje e rëndë”.

Të ngjashme