Katër persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në një shtëpi në Prishtinë dhe kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parashë, stoli ari dhe një veturë me targa vendore, e cila më pas është gjetur e braktisur në fshatin Zhur të Prizrenit, transmeton Ekonomia Online.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në ora 03:35, në rrugën “Murat Mehmeti”.
Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar dhe njësit policore janë duke hetuar rastin.