Hajredin Kuçi: Zbatimi i vetëmenaxhimit në praktikë do të jetë problematik

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 23:33 | Nga Ekonomia Online

Hajredin Kuçi, ish zv-kryeministri i Kosovës ka folur për disa pika të marrëveshjes së Ohrit duke thënë se janë të paqarta dhe si rrjedhojë krijojnë probleme në të ardhmen.

“Për vetmenxhimin mua më intereson se çfarë kanë mendu ndërkombëtarët dhe unë po e them asociacioni mund të identifikohet me një lloj autonomie territoriale. Për mua problemi është çfarë po nënkuptojnë interpretuesit. Dhe vetëmenaxhimi në zbatim do të duket më i rëndë, zbatimi praktik për mua është shqetësim dhe ta kemi të qartë dhe zbatimi praktik do te bëhet në territorin e Kosovës, çfarëdo zbatimi të ketë nuk ka të bëjë me Serbinë kjo dhe kur fillon të zbatohet do t’i shohim pasojat”, tha Kuqi.

Kuçi potencon se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë do t’i pakësonte disa probleme që do mund të lindnin pas formimit të asociacionit.

“Ne duhet ta kemi parasysh, kompetencat janë kuptimi fizik po e quaj në dorën e dikujt, nëse krijonë një institucion të ri në këtë rast kujt duhet me i marrë kompetencat dhe çfarë i bjenë kjo krijonë një mundësi për një etnitet të ri për një funksionalitet të ri dhe ai funksionalitet nëse fiton edhe legjitimitet qytetarë që potencialisht mund të fitoj për shembull serbët mund ta përkrahin. Dhe kur e fiton legjitimitetin qytetarë fillon reagimet në nivelin qendror dhe ky reagim e krijon problemin e ri që ata do të kërkojnë më shumë dhe njohja reciproke me Serbinë do ta zbuste këtë legjitimitetin qytetarë”, tha ai.

Ndër të tjera ai tha se Serbia vazhdimisht ka marrë diçka nga Kosova dhe se ky problem nuk do të zgjidhet deri në formimin e një marrëveshje.

Kuçi gjithashtu është pyetur edhe për PDK-në, pjesë e së cilës ka qenë, tha se momentalisht si parti politike është në një pozitë të vështirë dhe se në përgjithësi opozita nuk po bënë mjaftueshëm.

“PDK-ja ka pasur një traumë me dy liderët e saj dhe kjo ka sjell telashe dhe mendoj që e kanë vështirë ta marrin pak veten. Po ashtu mendoj se ka nevojë për ide më të fuqishme alternativë, ka nevojë për ide se kur e forcon shtetin të jepet mbështetje. Unë e kam thënë edhe më herët se ne jemi opozitë që mbështesim mendime që nuk e dëmtojnë shtetin, pra jemi mbështetës dhe kontribuues, dhe në këtë drejtim nuk po i ndihmojë qeverisë, dhe mendoj që opozita duhet ti ndihmoj qeverisë me ide mendime reagime”, tha ai.

Kuçi tregoi se nuk e ka në planë të rikthehet në këtë parti.

“Unë nuk jam i njoftum për zgjedhje ose zhvillimet në PDK dhe unë nuk do të jem pjesmarrës në zgjedhjet e brendshme as nuk kam pas ambicie as nuk kam”.

Të ngjashme