Universiteti i Prishtinës dhe Programi “Arsim i Lartë dhe Hulumtim i Qëndrueshëm në Kosovë-ShER”, kanë nënshkruar të premten memorandum mirëkuptimi, raporton Ekonomia Online.
Ky program i cili do të zbatohet gjatë tri viteve të ardhshme dhe synon të prekë aspekte thelbësore të arsimit të lartë dhe të sjellë rezultate pozitive dhe të dobishme.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka thënë se mbështetja e Austrisë për kulturën, gjuhën shqiptare, është më shumë se sa një shekull.
“Jam shumë i lumtur, secilën herë kur ofrohet mundësia me u paraqitë në këso raste kur arrihet marrëveshje të reja dhe vazhdohen bashkëpunimet që ekzistuese jo vetëm me dekada por më shumë se një shekull që është në mënyrë të dëshmuar që shteti i Austrisë kontribuon në zhvillimin e arsimit, gjuhës dhe kulturës gjithandej nëpër pjesë të Evropës e Ballkan. Kur përmendet që kemi një mbështetje më shumë se një dekadë, i referohem 1916-ës, kur ish-Austro-Hungaria e atëhershme e krijon atë që është quajtur atë kohë komisia letrare me idenë që me ndihmu njerëzit që flasin gjuhën shqipe që me kriju një gjuhës standarde që pastaj ndodhën si ndodhën rrjedhat e historisë e kjo gjuhë u standardizua tek 1972-ën. Pra mbështetja e shtetit Austrisë për kulturën, gjuhën e universtietit të botës shqiptare, është më shumë se sa një shekull”, u shpreh Rektori.
Adnan Ahmeti nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), ka thënë se buxhetimi i bazuar në përformancë, është fokus kryesor i Programit SHER.
“Qëllimet e aktivitet për këtë që do të zbatohen në kuadër të programit SHER. Një ndër prioritet kryesore që do të fokusohet Programi SHER do të jetë buxhetimi i bazuar në përformancë. Janë edhe të tjera si internacionalizimi edhe sigurimi i cilësisë, mirëpo unë e kam shumë për qejfi buxhetimin e bazuar në përformancë, për shkak se deri para dy vitesh unë kam qenë edhe pjesë e Qeverisë së Kosovës, ne kemi bërë një vizitë në Ministrinë e Financave në Austri dhe aty e kemi parë rëndësinë e madhe të buxhetimit të bazuar në përformancë”, u shpreh ai.