Hajzeraj-Beqaj në krye të Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 16:02 | Nga

Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj-Beqaj, është zgjedhur kryesuese e Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë.

Në një komunikatë për medie, kryesuesja e re e Këshillit Kombëtarë për Siguri dhe Shëndet në Punë, Hajzeraj-Beqaj, pas zgjedhjes së saj falenderoi anëtarët e këshillit për besimin e dhënë dhe u zotua se bashkarisht do të punoj në funksionimin dhe koordinimin sa më të mirë të punës brenda këtij mekanizmi gjithmon në përputhje të plotë me ligjin dhe dispozitat ligjore të vendit.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, uroj konstituimin e këtij këshilli dhe bëri të ditur se vendimi për themelimin e një organi të tillë, do të ketë rolin dhe funksionimin sa më të mirë në bërjen e politikave gjithpërfshirëse sa i përket fushëveprimtarisë në segmentin e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Nënkryetar i këtij këshilli është zgjedhur Izet Shehu, ekspertë nga fusha e shëndetit dhe sigurisë në punë (KEK) dhe Sekretari i këtij këshilli Hysen Hysenaj, nga Bashkimi i Sindikatave të Kosovës- Feronikel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme