Hakerat mund të vjedhin kodin e sigurisë së kartës në 6 sekonda

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 10:24 | Nga

Analistët paralajmërojnë se hakerat mund të vjedhin kodin e sigurisë së kartës Visa, ose të debitit në vetëm gjashtë sekonda. Ekspertët në Universitetin e Newcastle në Mbretërinë e Bashkuar, thanë se e gjitha kjo është “e frikshme”, pasi është shumë e lehtë për të ekspozuar në internet detajet e një karte krediti Visa.

Duke përdorur një metodë specifike me një laptop dhe qasje në internet, hakerat mund të marrin të dhënat tuaja në vetëm gjashtë sekonda.

Kjo metodë ndoshta është përdorur edhe në sulmin e fundit që iu bë Tesco bank në Angli, e cila u detyrua që të ndalonte të gjitha transaksionet pasi mijëra klientë panë që paratë ishin zhdukur nga llogaritë e tyre përgjatë fundjavës në muajin nëntor. Hakerët sipas analistëve mendohet të kenë përdorur metodën DGA.

Studiuesit shpjegojnë se hakerat kanë përdorur kombinime me datat e skadencës dhe numrat CVV nga vende të ndryshme, në mënyrë që të shmangnin masat e sigurisë dhe metoda e përdorur prej tyre është shumë e thjeshtë dhe nuk ka nevojë për njohuri të veçanta ose pajisje, mjafton një laptop dhe internet.

Grabitja në bankën Tesco nga hakerat kapi vlerën e 2.5 milionë paund.

Vetëm kartat Visa janë prekur nga vjedhja e Tesco bank, gjë e cila tregon se kjo kompani e ka shumë të ulët sigurinë e kartave, ndërsa klientët e MasterCard nuk janë të prekur.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme